Site icon Telegrafi

Leeds ka marrëveshje me Chelsean për Raphinhan, lojtari sot mund të vendos se ku do të transferohet

Raphinha është njëri nga emrat më të përfolur këtë afat kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal e Barcelona, mirëpo ende nuk është vendosur e ardhmja e tij.

Gjithsesi gjiganti anglez Chelsea është në ‘pole position’ për të nënshkruar me lojtarin, pasi tanimë ka një marrëveshje me Leedsin.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Leeds për transferimin e Raphinhas për një shumë prej 60 milionë euro.

Gjithsesi ende mungon një ‘po’ nga lojtari i cili nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gjatë ditës së sotme drejtuesit e Chelseat do të kenë një takim me agjentin e futbollistit brazilian Deco ku do t’i dëgjojnë kushtet personale.

Barcelona e Arsenal vazhdojnë të mbetën të interesuara për futbollistin, derisa po monitorojnë situatën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version