Ledri Vula dhe Rigels Rajku po kalojnë shumë kohë bashkë së fundmi, ndërkohë që ka pasur spekulimet se dy reperët janë edhe në përgatitje të një bashkëpunimi.
Kujtojmë që gjatë kohës sa Ledri ishte pjesë e BabaStars, kishin qenë në zënkë me Noizyn dhe pos ‘diss-ave’, situata kishte eskaluar edhe në një përleshje fizike.
Mirëpo, zënkat mes dy yjeve të hip-hop skenës shqiptare tashmë i takojnë të kaluarës, duke qenë se ata janë pajtuar dhe i kanë lënë pas mosmarrëveshjet e dikurshme.
Pozimet e përbashkëta kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ndërsa një e tillë ka ardhur edhe gjatë të dielës.
Aktori Blerim Destani, i cili njihet për shoqërimet me reperët shqiptarë, e ka publikuar një fotografi në Isntagram, pjesë e të cilës janë edhe Noizy dhe Ledri.
Së bashku me ta është edhe reperi i ri, S4MM, i cili arriti shumë sukses me këngën “Medelina”.
Të njëjtën fotografi e ka postuar në profilin e tij edhe Noizy.
Nuk ka dyshim se në rast të një bashkëpunimi ndërmjet dy reperëve, suksesi i këngës do të ishte i madh. /Telegrafi/