Dramat dhe situatat e pazakonta po vazhdojnë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe kësaj here protagonistë ishin Ledjona Xheladinaj si dhe Romeo Veshaj.
Gazetarja, e cila po qëndronte ulur pranë moderatorit, i hodhi një vezë në kokë duke argumentuar se këtë e bëri si kundërpërgjigje ndaj Romeos i cili iu drejtua banorëve me termin “dele”.
“Na thoshte, dele, dele, ja edhe pulën ja vendosa në kokë”, ishte arsyetimi i Ledjones pas veprimit.
Romeo, përkundër kësaj qëndronte i qetë, por u mundua që t’ia kthente vetëm me fjalë.
“Je komplet e paaftë, je vajza më e paaftë që kam parë ndonjëherë”, i tha ai Ledjonës.
Pas këtij veprimi, i bërë në sy të të gjithëve, reagimi ishte i menjëhershëm nga ana e Ilnisës e cila e “përgëzonte” Ledjonën për këtë. /Telegrafi/