Ka filluar tashmë sezoni i dytë i emisionit të fëmijëve TM kids. Projekt ky i cili dedikon hapësirë të veçantë mediatike për miqtë tanë të vegjël.
Këtë sezon e nisim mbarë me shtatë vjeçarin nga fshati Tenovë, Ledion Iljazi.
Ledioni rrëfeu për ne shumë gjëra të bukura nga jeta e tij.
Ai tha se është shumë familjar, pasi përkrahjen dhe dashurinë i gjen tek familja e tij të cilën e quan të shtrenjtë.
Ledioni tha se në të ardhmen dëshiron të bëhet futbollist, ani pse vijon dhe mësimet në shkollën e muzikës.
E, kur jemi te muzika, artisti i tij i preferuar është Don Xhoni, madje nuk hezitoi dhe na këndoi një pjesë nga kënga “Katile”.
I pyetur se nëse do të ishte president i vendit çfarë do të bënte për fëmijët? Ledioni u shpreh se do të shpërdante dhurata, që të shikonte lumturi në të gjithë botën.
Këto dhe shumë gjëra të tjera i rrëfeu për ne Ledioni.
Për më tepër mund ta ndiqni intervistën në linkun e poshtë shënuar.