Telegrafi

Lazios mund t’i ndodh me Muriqin si rasti me David Silvën, dy skuadrat e mëdha italiane në garë për sulmuesin kosovar

Lazio ka filluar të frikësohet se mund ta humbas yllin kosovar Vedat Muriqi.

Prej disa javësh klubi italian po tenton ta bind Fenerbahcen për ta lënë të lirë kosovarin, por ende nuk ka një marrëveshje.

Lazio e ka ende të freskët rastin me David Silvën, ku edhe pse kishte marrëveshje me spanjollin, ai zgjodhi të transferohet në Real Sociedad.

Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahçe SK/Twitter)

Njëjtë Lazio mund ta përjetoj edhe me Muriqin, pasi tani në garë janë futur edhe dy rivalët italianë, Roma dhe Milan.

Sipas medieve italiane të dyja skuadrat rivale të Lazios, Roma dhe Milan janë gati të bëjnë oferta rreth 20 milionë euro për kosovarin.

Tani mbetet të shihet nëse Lazio do të rritë ofertën në drejtim të Fenerbahces, apo do ta përjetoj një dështim të dytë brenda disa ditëve në tregun e transferimeve.

Nga ana tjetër Muriqi besohet se ka një akord personal me Igli Taren, por nuk mund të pres edhe shumë deri sa Lazio të arrijë marrëveshje me Fenerin. /Telegrafi/