Lazio ka fituar me rikthim sensacional ndaj Interit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Interi nuk ka arritur të mbajë epërsinë e pjesës së parë dhe t’i marrë tri pikët e radhës, pasi ka lëshuar terren në pjesën e dytë dhe është mposhtur nga Lazio në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ciro Immobile (64’), Felipe Anderson (81’) dhe Sergej Milinkovic-Savic (90+) për vendasit, ndërsa për Interin shënoi Ivan Perisic (12’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte braziliani Anderson, i cili pas paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për shqiptarin Elseid Hysaj dhe Matias Vecinon, që u notuan me 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/