Telegrafi

Lazaro të hënën në Itali për testet mjekësore te Interi

Anësori i Hertha Berlinit, Valentino Lazaro pritet të jetë nesër (e hënë) në Itali për teste mjekësore te Interi, për të kompletuar një transferim prej 21.5 milionë eurosh plus bonuse.

Sipas mediumit Sky Sport Austria, 23 vjeçari austriak duhet të jetë gati për testet e tij mjekësore nesër dhe pastaj të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Lexo po ashtu Interi ka marrëveshje bazë për Lazaron

Është raportuar se transferimi ka vlerë prej 21.5 milionë eurosh plus tre milionë euro të tjera bonuse të ndryshme.

Ai shënoi tre gola dhe siguroi shtatë asistime në 31 paraqitje të Bundesligës këtë sezon duke qenë një lojtar shumë i vlerësuar në Gjermani.

Lazaro u transferua te Hertha Berlin nga RB Salzburg për shtatë milion euro. /Telegrafi/