E ardhmja e Lautaro Martinezit mbetet e paqartë, duke qenë se Interi akoma nuk ka vendosur nëse dëshiron ta mbajë apo ta shesë sulmuesin.
Vet argjentinasi është duke i shqyrtuar opsionet dhe është në pritje të ofertave nga klubet e interesuara.
Liga Premier është përmendur si destinacion potencial për 24-vjeçarin, ndërsa Arsenali është ndër klubet e interesuara.
Sidoqoftë, Tuttomercatoweb raporton se nëse vendos për të kaluar në Angli, Lautaro është i interesuar për një klub tjetër.
Ai mendon se stilit të tij të lojës do t’i përshtatej shumë më tepër Liverpooli sesa Topçinjtë. /Telegrafi/