Site icon Telegrafi

Lautaro: Messi më kërkoi te Barcelona, por jam i lumtur për qëndrimin te Interi

(Foto: Barca Blaugranes)

Lautaro Martinez ka pranuar se Lionel Messi kishte kërkuar që ai t’i bashkëngjitej Barcelonës, mirëpo është shprehur i lumtur që vendosi të qëndronte tek Interi.

Në vitin 2020, Blaugranët ishin të interesuar ta transferonin 24-vjeçarin, mirëpo nuk arritën marrëveshje me klubin italian.

“Është e vërtetë, Messi më kërkoi te Barcelona. Kemi biseduar disa herë kur ishim të angazhuar me Argjentinën”.

“Ai më fliste për situatën në klub, por unë isha gjithmonë i qetë dhe vazhdimisht isha në bisedime me Interin për të gjetur marrëveshje (lidhur me rinovimin), sepse jam i lumtur këtu”.

(Foto: Football Italia)

“Jam i ngazëllyer që kam qëndruar. Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur këtu”, ka dekalruar Lautaro për SportMediaset.

Sulmuesi argjentinas së fundmi e ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version