Telegrafi

Lautaro, argjentinasi me vlerën më të lartë – Messi vetëm i teti në listë

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, konsiderohet futbollisti më i vlefshëm argjentinas në botë aktualisht me një vlerë prej 85 milionë eurosh – njofton TNT Sports.

Lojtari që do t’i mbushë 26 vjet në muajin gusht, ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kupën e Botës dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa e fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë këtë sezon.

Kjo i ka ndihmuar që ta kryesojë listën e futbollistëve më të shtrenjtë argjentinas, të vlerësuar nga Transfermarkt.

Lexo po ashtu Real Madridi kontakton Interin për Lautaron

Lautaro shënoi 28 gola dhe dhuroi 11 asistime në 57 ndeshje zyrtare me Interin në edicionin që mbaroi.

I dyti në listë është Enzo Fernandez që vlerësohet 80 milionë euro, përkundër faktit se janar Chelsea e transferoi për 121 milionë euro nga Benfica.

Pason Alexis MacAllister me 65 milionë euro, pastaj Cristian Romero e Julian Alvarez që kushtojnë nga 60 milionë euro.

Lionel Messi është i teti në listë me vlerën prej 35 milionë euro, derisa Paulo Dybala mbyll top dhjetëshen me 30 milionë euro. /Telegrafi/

(Foto: TNT Sports)