Telegrafi

Latife Aliu në emisionin “Liderët e rinj”: Familja është pika ime më e dobët

Latife Aliu ishte pjesëmarrësja e radhës në emisionin “Liderët e rinj” nga Telegrafi Maqedoni. Përmes intervistës së saj në këtë emision ajo na tregoi se sa rëndësi i jepte familjes dhe se donte ti bëjë shumë krenar. Për të familja ishte pika më e dobët.

Ajo e përshkruante veten si e dashur, e ndjeshme dhe pak agresive. Andaj dhe çelësi i lumturisë për të ishte paqja dhe dashuria. Ndërsa sa i përket agresivitetit që ajo e përmendi ishte pikërisht një ves i saj që ajo do donte shumë ta ndryshonte sepse ashtu siç thotë ajo, i merr gjërat pak me nxitim.

Në bisedë e sipër Latife na bëri të kuptojmë se qëllimi I saj në jetë ishte të bëhej një avokate në të ardhmen dhe të arrijë suksese në profesionin e saj.

Për Latifen vendimi më I rëndësishëm në jetë ishte pikërisht pjesëmarrja e saj në emisionin “Liderët e rinj”

Latife tregoi edhe shumë gjëra të tjera rreth vetes dhe jetës së saj. Ndërsa ju që dëshironi të njihni më mire atë ndiqeni videon në vazhdim./Telegrafi/