Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar derisa ishte duke qëndruar para tendës ku mblidhen nënshkrimet “duam zgjedhje”, një i dyshuar mashkull, i ka dëmtuar dy logo dhe i ka larguar karriget dhe tavolinën nga aty.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, në ora 14:40.
“Sheshi Shkelzen Hradinaj, Pejë 10.06.2010-14:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar derisa ishte duke qëndruar para tendës ku mblidhen nënshkrimet ;duam zgjedhje’, një i dyshuar mashkull, i ka dëmtuar dy logo dhe i ka larguar karriget dhe tavolinën nga aty”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/