Site icon Telegrafi

A largua me të vërtetë Ilnisa nga shtëpia për t’u kthyer në mëngjes – detaje të reja, mësohet se çfarë i tha Romeos

Detaje të reja dolën në sipërfaqe pas spekulimeve të shumta që Ilnisa Agolli kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e së premtes dhe ishte kthyer sot në mëngjes, një shkelje absolute e rregullave.

Çuditëse është fakti se vetë gazetarja e pohoi sot këtë gjatë një bisede me partnerin e saj Meriton Mjekiqin derisa ky i fundit – gjatë kohës kur partnerja e saj mungonte – ishte përfshirë në një debat me Rike Rocin.

Një video e re e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, tani fuqizon tutje spekulimet se Ilnisa mbrëmë vërtetë nuk ishte brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Meritoni i kërkon të heshtë, Ilnisa tregon që është larguar dhe ka hyrë përsëri në shtëpi

Gjatë një bisede me Rome Veshajn, Ilnisa riktheksoi se nuk ishte e pranishme në kohën e konfliktit midis partnerit të saj dhe modeles Roci.

“S’kam qenë as në debat, kam ikur. Nuk isha gjatë konfliktit, kam qenë në takim”, i tha ajo Romeos derisa ky i fundit vazhdimisht theksonte se kishte parë që ishte prezente.

Deri më tani nuk ka pasur një sqarim nga produksioni i BBVA lidhur me këto spekulime dhe nuk dihet nëse do të shtjellohet kjo çështje sonte në ‘prime’. /Telegrafi/

Exit mobile version