Telegrafi

“Largoju femrës” – Blero i reagon ashpër Gani Gërmisë pas ai i afrohet te fytyra Santianës

Santiana Maloku mbrëmjen e së mërkurës (9 nëntor) ka debatuar ashpër me Gani Gërminë.

Teksa situata nisi si shaka, banorja nga Gjakova në një moment e revoltuar ka reaguar ndaj Ganisë duke kërkuar që t’i qëndroj larg.

Por, në këtë situatë u përfshi edhe këngëtari Blero, i cili i acaruar i ka kërkuar Ganisë më tonë të lartë që të distancohet nga Santiana.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Gani e ke tepruar me femra, largoju femrës vëlla, unë kom çikë, po të thotë largohu, të tha 100 herë, largoju femrës, bëjë shaka në distancë, bëjë çfarë të duash, por largoju femrës”, i ka thënë Blero-Ganisë.

Lexo po ashtu Gani Gërmia: Kam varësi ndaj telefonit, e përdori deri në 12 orë

Nuk ka munguar as replika e Gani Gërmisë ndaj Bleros, duke i thënë se ai iu qëndron afër femrave dhe jo si ai ‘që ndahesh mëngjes e mbrëmje nga to’.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi në shtëpinë e famshme të BBVK janë krijuar debate të shumta mes banorëve për situata të ndryshme. /Telegrafi/