Telegrafi

Largimi i Ronaldos nga Reali: Klubet që mund ta transferojnë CR7 – ku qëndron e ardhmja e portugezit (Foto)

Cristiano Ronaldo është duke menduar të largohet nga Real Madridi, gjegjësisht nga Spanja, pasi që superyllit të futbollit nuk i pëlqen mënyra e trajtimit nga autoritetet spanjolle të tatimeve.

Mirëpo, duke qenë se në nëntorin e kaluar nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Los Blancos me një klauzolë prej një miliard eurosh, klubet që duan ta transferojnë 32-vjeçarin duhet të përgatiten për të shpenzuar shumë.

Ku qëndron e ardhmja e Ronaldos? (AFP)
Lexo po ashtu Ronaldo forcon spekulimet, largon fotografinë e Realit nga profili i tij (Foto)

Pos shifrës së transferimit, paga e CR7 është shumë e lartë, pasi Forbes e ka vlerësuar si sportistin më të paguar në botë për këtë vit.

Festa pasi e fitoi Ligën e Kampionëve (AFP)

Prandaj, Telegrafi jua sjell më poshtë klubet që konsiderohen të denjë dhe favoritë për ta blerë Ronaldon dhe gjasat e tyre sipas Sky Bet:

Manchester United (gjasat 7/4)

Paris Saint-Germain (11/2)

Klubet nga superliga kineze (20/1)

Klubet nga MLS (20/1)

Manchester City (33/1)

Qëndrimi në Real Madrid (8/13)

Ronaldo te Manchester Unitedi në vitin 2004 (Supplied)

/Telegrafi/