Cristiano Ronaldo është duke menduar të largohet nga Real Madridi, gjegjësisht nga Spanja, pasi që superyllit të futbollit nuk i pëlqen mënyra e trajtimit nga autoritetet spanjolle të tatimeve.
Mirëpo, duke qenë se në nëntorin e kaluar nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Los Blancos me një klauzolë prej një miliard eurosh, klubet që duan ta transferojnë 32-vjeçarin duhet të përgatiten për të shpenzuar shumë.
Pos shifrës së transferimit, paga e CR7 është shumë e lartë, pasi Forbes e ka vlerësuar si sportistin më të paguar në botë për këtë vit.
Prandaj, Telegrafi jua sjell më poshtë klubet që konsiderohen të denjë dhe favoritë për ta blerë Ronaldon dhe gjasat e tyre sipas Sky Bet:
Manchester United (gjasat 7/4)
Paris Saint-Germain (11/2)
Klubet nga superliga kineze (20/1)
Klubet nga MLS (20/1)
Manchester City (33/1)
Qëndrimi në Real Madrid (8/13)
/Telegrafi/