Telegrafi

Largimi një mundësi, katër skuadra të mëdha pas David Luiz

David Luiz është drejt largimit nga Chelsea, pasi marrëdhëniet me klubin dhe Antonio Conten dhe klubin nuk janë si më parë.

Mbrojtësi brazilian nuk ka marrëdhënie të mira me Conte dhe nuk duket që do të përmirësohet.

30-vjeçari tashmë i ka kërkuar agjentit të fillojë bisedimet me skuadrat e interesuara.

Mësohet se Juventusi, Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid, kanë shprehur gatishmërinë që ta marrin lojtarin.

Manchester United pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, që do t’i jepte një rol te “Djajtë e Kuq”.

Dyshja kanë qenë së bashku te Chelsea, ndërsa David Luiz në atë kohë kishte kaluar te PSG.

Luiz ka zbritur në Angli nga Benfica. /Telegrafi/