Telegrafi

Largimi nga Barcelona i pashmangshëm, Rakitic pritet të transferohet në Serie A

Ivan Rakitic. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ivan Rakitic duket se do të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kroat ka humbur pozitën e titullarit dhe kjo nuk po i pëlqen atij.

Pas pesë sezoneve të kaluara në Camp Nou, Rakitic do të largohet nga Barcelona në janar.

E ardhmja e kroatit duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Janë dy skuadrat, Inter dhe Juventus që kanë shfaqur interesim të madh për lojtarin.

Ivan Rakitic. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Antonio Conte dhe Maurizio Sarri e admirojnë lojën e tij dhe kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin atë.

Do të jetë një derbi mes dy rivalëve italian tani jashtë fushave, për kroatin Rakitic.

Tuttosport ka raportuar se dy ekipet italiane janë të gatshme të paguajnë deri në 40 milionë euro për transferimin e tij në Serie A. /Telegrafi/