Telegrafi

Largimi i Mustafit nga Arsenali bëhet edhe më i mundshëm, mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Fenerbahce

Shkodran Mustafi. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Shkodran Mustafi duket se nuk do të qëndrojë edhe gjatë te Arsenali.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka pasur formë të luhatshme në sezonin që sapo ka përfunduar dhe pritet largimi i tij nga Londra.

Interesim për shërbimet e shqiptarit ka shfaqur gjiganti italian Milan, por ende pa bërë hapa konkret.

Mustafi është duke pritur një ofertë zyrtare nga Milani, por deri më tani italianët kanë shfaqur vetëm interesim.

Shkodran Mustafi te Arsenali . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Së fundmi ka dal në skenë emri i Fenerbahces, ku mediat angleze raportojnë se gjiganti turk është gati ta transferojë mbrojtësin shqiptar.

Gjatë javës së ardhshme, përfaqësues të klubit turk do të udhëtojnë drejt Londrës për tu takuar me krerët e Arsenalit.

27-vjeçari nga Gostivari që tri vite është pjesë e Arsenalit ku iu bashkua nga Valencia. /Telegrafi/