Lionel Messi ka bërë të ditur nëpërmjet një faksi se dëshiron të largohet nga Barcelona në këtë verë.
Pasi u turpëruar nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-2, shumëkush te skuadra katalunase nuk ka dashur të mendojë për këtë skenarë.
Deco kishte thënë se ai nuk mund ta shihte Messin pa Barcelonën, ndërsa Samuel Eto’o kishte deklaruar se klubi do të duhej më pas të ndryshonte emrin.
“Messi është Barcelona” kishte thënë kamerunasi në TyC Sport. “Ai ëhstë më shuam se një kapiten, është fytyra e klubit, simboli i klubit”.
Messi ka qenë në Kataluni që kur ishte 13-vjeçar dhe karrierës së tij 20-vjeçare në Camp Nou duket se i ka ardhur fundi.
Presidenti Josep Bartomeu nuk kishte dashur të pranojë faktin se çfarë po ndodhte, pasi gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i kishte paralajmëruar ata me një largim edhe verën e kaluar.
Ka pesë vite që 33-vjeçari ka kërkuar ndryshime rrënjësore, ndryshe nuk të mund të fitojnë as La Ligën dhe kjo ndodhi në këtë vit.
Real Madridi arriti t’i largonte nga vendi i parë i tabelës, duke ua rrëmbyer titullin nga duart, derisa Messi pas përfundimit të sezonit kishte përsëritur edhe një herë deklaratën e tij, mirëpo me tonin që ai mund të largohet, shkaku i dëshpërimit të madh.
Nga viti 2015, Bartomeu ka shpenzuar afro 1 miliard euro, mirëpo suksesi në Ligën e Kampionëve ka munguar dhe shumica e transferimeve kanë dështuar.
Më pas shpërtheu përplasja me Eric Abidalin, kur drejtori sportiv kishte akuzuar Messin se ai kishte gisht në shkarkimin e Ernesto Valverdes së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.
Argjentinasi i kishte reaguar ashpër francezit, duke i thënë se më mirë ishte t’i shikonte punët e tij dhe të kryente atë.
Abidal para pak ditësh u shkarkuar, ndërsa rrugës së tij shkoi edhe zëvendësuesi i Valverdes, Quique Setien.
Bartomeu më pas kishte dhënë një listë të emrave të lojtarëve që do të qëndrojnë në Camp Nou, duke thënë se Messi 200% qëndron.
Por, një faks në mbrëmjen e të martës, ka dridhur themelet e Barcelonës, pasi Messi ka shkruar pak rreshta dhe kërkon largimin parefuzueshëm.
Messi mund të dashurojë klubin, qytetin dhe tifozët, mirëpo nuk dëshiron të ketë më punë me Bartomeun e Barcelonës.
Presidenti mund të shkarkohet nga pozita e tij pas kësaj ndodhie të rëndë, mirëpo mbetet të shihet se a do të pendohet argjentinasi dhe të kthehet mbrapa për të qëndruar në klubin Blaugranas. /Telegrafi/