Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain, edhe pse shtoi se ai donte që kapiteni të qëndronte, por se ishte e pamundur.
E enjtja mbrëma ishte befasuese për botën e futbollit, pas Barcelona njoftoi se Messi nuk do të vazhdojë karrierën në Camp Nou.
E gjitha erdhi pasi rinovimi i kontratës ishte i pamundur shkaku i problemeve financiare të Barcelonës dhe ligjit të pagave në La Liga.
PSG nuk qëndroi duarkryq dhe thuhet se arriti marrëveshje personale me gjashtë herë fituesin, teksa një gjë e tillë tani konfirmohet edhe nga Laporta.
Fjalët e Laportas janë marrë nga një video gjatë takimit të djeshëm (e shtunë) me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe atë të Juventusit, Andrea Agnelli.
“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur”, tha Laporta në video, përcjell Tuttomercatoweb.
Kështu Laporta njoftoi marrëveshjen mes PSG-së dhe Messit, i cili do të flasë sot (e diel) në një konferencë për shtyp në Camp Nou. /Telegrafi/
Laporta to my friend @_nxkhh: Messi is going to PSG, he wished to keep hold of the player but that was impossible financially. The video is from today’s meeting between Laporta, Perez and Agnelli pic.twitter.com/Q2Pg5OCpiC
— محمد الكعبي (@Qatari) August 7, 2021