Site icon Telegrafi

Laporta i bindur se Barcelona do të nënshkruaj me Haalandin në verë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi i tij do të jetë në kërkim të Erling Haaland këtë verë, pasi ai e ka bërë sulmuesin e Borussia Dortmundit objektivin e tij kryesor të transferimit.

Mund të jetë befasi për shumëkënd, por Laporta këmbëngul se Blaugranët do të kenë paratë e nevojshme për të transferuar norvegjezin në afatin e ardhshëm transferues.

“Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve me dyer të mbyllura.

Lexo po ashtu Laporta pyetet nëse Barcelona do ta transferojë Haalandin: Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi, çdo gjë është e mundur

Megjithatë, transferimi i lojtarit nuk do të jetë i lehtë pasi Barcelona ka ende probleme financiare, por pyetja tjetër që rrethon është nëse katalunasit mund të paraqesin projektin më të mirë sportiv për të bindur 21-vjeçarin se Camp Nou do të ishte vendi më i mirë që ai të vazhdojë karrierën e tij.

Sipas gazetës Marca, kjo është diçka për të cilën Laporta tashmë ka punuar dhe ka folur me agjentin e Haalandin, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer, si dhe me babanë e sulmuesit norvegjez.

Ylli i madh i Barcelonës

Ka shumë aspekte për planin e Laportas për të bindur Haaland dhe një prej tyre është se ai do të jetë ylli kryesor i ekipit dhe skuadra do të ndërtojë rreth tij. Kjo thuhet se është një garanci që ai nuk mund të arrijë diku tjetër.

Lexo po ashtu Dalin detajet nga marrëveshja e fshehtë e Laportas me Raiolan: Haaland dhe një tjetër lojtar i bashkohen Barcelonës

21-vjeçari do të rrethohej nga lojtarë të tjerë cilësorë të rinj; si Ansu Fati, Pedri dhe Ferran Torres, por edhe nënshkrime të tjera që Laporta shpreson të bëjë në të ardhmen.

Barcelona po planifikon me optimizëm për të ardhmen dhe ata shpresojnë që Haaland do ta pranojë atë dhe do të dëshirojë të jetë pjesë e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version