Telegrafi

Lampard zgjedh shtatë lojtarët më të mirë me të cilët është përballur, ndërsa përfshihet edhe në debatin Messi-Ronaldo

(Fotomontazh: Instagram)

Frank Lampard ka shumë duele të paharruara me emra të mëdhenj të futbollit ndaj të cilëve është përballur gjatë karrierës së tij.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me tifozët e rinj, trajneri i Chelseat iu ëhstë përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Dhe siç ndodh rëndom, nga ai është kërkuar që të zgjedhje një ekip me futbollistët më të mirë me të cilët është përballur.

(Foto: Instagram)

Ndërsa përzgjedhja e tij kishte të bënte me lojtarët më të cilët është ndeshur me klubin e Chelseat dhe me kombëtaren e Anglisë.

“Është (Manuel) Neuer, Rio (Ferdinand), Steven Gerrard, (Zinedine) Zidane, Ronaldinho, (Lionel) Messi dhe (Cristiano) Ronaldo”, ka deklaruar Lampard.

(Foto: Instagram)

Njëherësh nga ai është kërkuar që të zgjedhë në mes të superyllit të Barcelonës dhe atij të Juventusit: “Do të shkoj me Messin për talentin e pastër natyral, por ajo që ka bërë Ronaldo ka qenë absolutisht e mahnitshme”. /Telegrafi/