Telegrafi

Lampard sqaron largimin e Luizit: Kemi shumë konkurrencë në atë pozitë

Frank Lampard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

David Luiz i ka befasuar dje (8 gusht) të gjithë me kalimin te Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar në Angli.

Mbrojtësi brazilian kaloi te skuadra londineze nga rivali lokal, Chelsea, e që të befasuar i ka lënë edhe tifozët e këtyre të fundit që nuk e kanë pritur një gjë të tillë.

Lojtari 32-vjeçar vendosi të kalojë te Gunners nga The Blues për tetë milionë euro, mirëpo Frank Lampard ka sqaruar se përse e lejoi brazilianin të largohej.

“Kemi folur shumë herë gjatë javës së kaluar, e njoh mirë David Luizin dhe gjithmonë jemi sqaruar mes nesh. Kemi shumë mbrojtës në skuadër dhe për këtë arsye ai është larguar”, ka thënë fillimisht trajneri i Chelseat

Lexo po ashtu Luiz tregon arsyen pse braktisi Chelsean për Arsenalin

“I urojmë gjithë të mirat sepse Luiz bën pjesë në historinë e Chelseat, por tashmë duhet të mendojmë vetëm për veten tonë”, ka shtuar më tej numri një i skuadrës nga veriu i Londrës.

Chelsea aktualisht në skuadër ka qendërmbrojtës si, Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Fikay Tomori dhe Kurt Zouma. /Telegrafi/