Telegrafi

Lampard përpilon formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier (Foto)

Frank Lampardi ka futur pesë lojtarë të Chelseat në formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier, por Alexis Sanchez nuk është pjesë e tij, edhe pse kiliani po kalon në formë të mirë.

Cesar Azpilicueta, David Luiz, N’Golo Kante, Eden Hazard dhe Diego Costa janë lojtarët e Bluve të zgjedhur nga legjenda e londinezëve.

Lexo po ashtu Ekipi i ëndrrave, real dhe çuditshëm i Sanchezit në rast largimi nga Arsenali (Foto)

Në formacion nuk është edhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, pasi në sulm janë dyshja Costa dhe Harry Keane.

Në portë është David De Gea, ndërsa më poshtë keni formacionin e plotë.

Aktualisht Chelsea është në vendin e parë me 66 pikë, dhjetë më shumë se Tottenhami./Telegrafi/

De Gea; Azpilicueta, Keane, Luiz, Bertrand; Kante, Lallana, Hazard, Alli; Kane, Costa.