Darwin Nunez mund të mungojë në duelin e Liverpoolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të martën.
Jurgen Klopp u detyrua të zëvendësonte sulmuesin kundër Newcastles, pasi uruguaiani pësoi një lëndim në shpatull në pjesën e dytë.
Nunez shënoi golin e parë në atë takim, me Reds që fituan 2-0 në St James’s Park të shtunën.
Trajneri gjerman tha në konferencën për shtyp pas ndeshjes se lëndimi i tij do të vlerësohet.
“Lajmi i keq është se Darwini ka dhimbje”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.
“Do të shohim. Në fund, ai duhej të zëvendësohej me një problem me shpatull dhe ne kemi nevojë për vlerësim të mëtejshëm”.
“Nuk e di për momentin. Ka dhimbje, por shpresojmë se është thjesht me kaq dhe asgjë më shumë”, ka shtuar më tej strategu i The Reds. /Telegrafi/