Telegrafi

Lajmërohet Vedat Muriqi, ky është mesazhi i tij për Kosovën para ndeshjes me Moldavinë

Muriqi duke festuar golin ndaj Çekisë në Prishtinë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ndeshet sot me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi

Kosova pritet ta ketë një mungesë të madhe për këtë takim, pasi sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi është i lënduar.

Megjithatë, shtatlarti i Fenerbahces ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve, duke i motivuar para fillimit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Renditja në FIFA, vlera e ekipit dhe mosha mesatare – Kosova prinë në të gjitha para Moldavisë

Muriqi ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të sjellë një fotografi nga stadiumi i stërmbushur me “Dardanë” derisa ka shkuar “Forca Kosova”.

Ai gjithashtu ka postuar edhe një fotografi tjetër ku shkruan: “Besa-Besë”.

Sulmuesi pritet të rikthehet te Kosova në tetor në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/