Site icon Telegrafi

Lajçak: Tensionet mbesin të larta, marrëveshja të arrihet deri në mars

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se përkundër heqjes së barrikadave në veri të Kosovës tensionet mbesin ende të larta.

Duke folur për heqjen e barrikadave Lajçak beson se e ka zgjidhur problemin, por thekson se tensionet mbeten të larta.

“Niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më parë”, tha për Politico.eu.

Tutje shtoi se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër.

“Është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, u shpreh ai.

Lajçak këmbënguli se këto përpjekje nuk do të pushojnë, duke thënë se afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje.

Exit mobile version