I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar këtë të mërkurë në Forumin Ekonomik në Davos.
Teksa ka njoftuar për takimin, emisari Lajçak ka thënë se kanë pasur diskutim të thelluar me kryeministrin Kurti.
Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe çështje tjera aktuale.
“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023
Ndryshe, Lajçak pritet që gjatë kësaj jave të vizitojë Prishtinën.
Kjo vizitë vjen pas paralajmërimeve se plani franko-gjerman, i njohur edhe si plani “evropian”, për ta zgjidhur çështjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të intensifikohet gjatë janarit. /Telegrafi/