Telegrafi

Lajçak paralajmëron takim me Bislimin për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

Lexo po ashtu Bislimi: Serbia po e pengon fuqishëm avancimin drejt normalizimit të raporteve me Kosovën

Ndryshe Qeveria e Kosovës, ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do diskutohet në dialog.

Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së, në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë./Telegrafi/