Site icon Telegrafi

Lajçak në veri pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë, shkruan kp.

Mësohet se pas kësaj, Lajçak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

Exit mobile version