Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka shkuar drejt veriut të Kosovës për të vazhduar me disa takime.
Aktualisht Lajçak është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.
Ndryshe, emisari i BE-së theksoi se sot pasdite do të vizitoj edhe veriun e Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë “vetë situatën atje” duke shpresuar se “do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje”.
“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak. /Telegrafi/