Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar gjatë ditës së sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Lajçak u shpreh se është i lumtur që takoi Kurtin, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Kurti.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se, kjo darkë shërben si mundësi e mirë diskutimi për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunim bilateral me BE-në.
“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian”, është shprehur Kryeziu. /Telegrafi/
In the margins of the informal Western Balkans event today, I was glad to meet with Kosovo’s Prime Minister @albinkurti to continue our discussions about the next steps in the Dialogue. pic.twitter.com/nFguX82se6
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 18, 2021