Site icon Telegrafi

Lajçak dhe Escobar sot mbajnë konferencë për media

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretari Gabriel Escobar do të mbajnë një konferencë për shtyp online.

Konferenca online mbahet në orën 9:00.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të kaluara Lajçak dhe Escobar kanë takuar krerët e shtetit dhe liderët e partive politike.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak ka thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, raporton Telegrafi.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti kanë thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë (e martë), emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është ndarë i kënaqur nga takimet me partitë opozitare në Prishtinë, që i pati bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas tij, ai ka hasur në mirëkuptim nga opozita për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version