Site icon Telegrafi

Lagarde: Rusia po i përdor kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde ka thënë se Rusia po i përdor kriptovalutat për t’iu shmangur sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të shtojnë sanksionet kundër Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

“Asetet kriptovalutave sigurisht që po përdoren për t’iu shmangur sanksioneve”, është shprehur Lagarde.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se zyrtarët evropian po punojnë në mënyrë që Rusia dhe elitat e saj të mos përdorin kriptovalutat për të anashkaluar sanksionet.

Lexo po ashtu Çfarë do të nënkuptonte falimentimi financiar i Rusisë?

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore. Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.

Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia. /Telegrafi/

Exit mobile version