Telegrafi

LA Lakers triumfon ndaj Blazers, fitore marrin edhe Warriors ndaj Hornets – të gjitha rezultate në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro spektakolare në NBA me disa rezultate tejet të ngushta, por kishte edhe ato që kishte diferencë të lartë në pikë.

Los Angeles Lakers ka triumfuar në këtë rreth ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 102-93.

Fitore me një diferencë më të3 ngushtë mori edhe Golden State Warriors që  fituan ndaj Charlotte Hornets me rezultat 130-121.

Një triumf po aq të mundimshëm e mori edhe Boston Celtics ndaj Indiana Pacers me shifrat 118-112.

Në këtë xhiros fitore shënoi edhe Toronto Raptors ndaj Houston Rockets me 122-111.

Phoenix Suns në anën tjetër e ka mposhtur në shtëpi Chicago Bullsin me rezultat 106-97.

Një fitore shumë të mundimshme e mori Sacramento Kings që fitoi ndaj Detroit Pistons me vetëm tri pikë dallim 110-107.

Një fitore tejet komode e mori Los Angeles Clippers që triumfoi ndaj Memphis Grizzlies me numrat 119-99.

Në këtë javë fitoi edhe Oklahoma Cityn Thunder ndaj Atlanta Hawks me rezultat 118-109. /Telegrafi/