Telegrafi

Kylian Mbappe: Nga dëshira për të hequr qafe argjentinasit në PSG, deri te përballja kundër tyre në finalen e Kupës së Botës

Franca dhe Argjentina do të takohen këtë të diel në finalen e Kampionatit Botëror në Katar pas një turneu të turbullt me ​befasi të mëdha.

Albiceleste e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme, duke humbur ndeshjen e parë kundër Arabisë Saudite dhe më e keqja pritej.

Megjithatë, ata kthyen situatën në favor, dhe megjithëse nuk e kanë pasur rrugën më të vështirë për në finale, duke iu shmangur skuadrave si Brazili, Spanja, Portugalia, Anglia dhe Uruguai, skuadra e trajnerit Lionel Scaloni ka shkuar deri në fund dhe aty disa lojtarë argjentinas do të takojnë një njohje të vjetër: Kylian Mbappe.

Lojtarë si Leandro Paredes dhe Angel Di Maria përkuan me francezin te Paris Saint-Germain dhe së bashku me një argjentinas tjetër që nuk është në Kupën e Botës, Mauro Icardi, dhe të gjithë u larguan verën e kaluar.

Sipas gazetës L’Equipe, që nga rinovimi i tij, Mbappe ka qenë mjeshtër dhe zot i ekipit dhe ishte ai që donte të hiqte qafe të gjithë argjentinasit nga skuadra.

Përveç kësaj, kjo çoi edhe në shkarkimin e trajnerit argjentinas Mauricio Pochettino, për t’i hapur rrugë Christophe Galtier. Dikush që nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e skuadrës ishte Leo Messi, i cili pa të gjithë bashkatdhetarët e tij të largoheshin nga klubi francez pas rinovimit të sulmuesit.

Tani ai do të takohet me dy prej tyre në fushë. Ish shokët dhe shokët aktual të skuadrës. Mbappe vendosi se kush duhet të transferohej dhe kush duhet të largohet, dhe të gjithë argjentinasit u larguan.

Rastësi? Hakmarrja mund të vijë shumë shpejt. /Telegrafi/