Në vitet e fundit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dominuar futbollin evropian.
Kur u mendua që rekordet e vendosura nga ta nuk d të thyhen me vite, në skenë ka dalur djaloshi i ri Kylian Mbappe.
Ylli i skuadrës kombëtare franceze dhe Paris Saint-Germain, i ka të gjitha që të jetë mbreti i ardhshëm i futbollit.
Vetëm në moshën 19 vjeç, sulmuesi ka thyer tre rekorde të jashtëzakonshme krahasuar me argjentinasin dhe portugezin kur e kishin të njëjtën moshë.
Duke filluar me golat me klubet e tyre përkatëse, Mbappe me Monacon dhe PSG –në i mbanë në distancë dyshen e famshme.
Golat me klubet
Kylian Mbappe – 52 gola
Leo Messi – 25 gola
Cristiano Ronaldo – 17 gola
Mbappe ka shënuar më shumë gola edhe në Ligën e Kampionëve sesa Messi dhe Cristiano në moshën 19 vjeçare.
Golat në Ligën e Kampionëve
Kylian Mbappe – 10 gola
Leo Messi – 2 gola
Cristiano Ronaldo – 0 gola
Dhe së fundi, francezi ka tejkaluar dyshen edhe në nivelin e ekipit kombëtar.
Golat me skuadrat kombëtare
Kylian Mbappe – 9 gola
Cristiano Ronaldo – 7 gola
Leo Messi – 4 gola
Ndërsa Kupa e Botës e fituar me Francën, e mban Mbappe përpara të dyve, me trofe kolektiv. /Telegrafi/