Site icon Telegrafi

Ky lojtar është ëndrra e Perez

Real Madrid's President Florentino Perez gestures during the presentation of a new player AsierIllarramendi at the Santiago Bernabeu Stadium, in Madrid, Saturday, July 13, 2013. (AP Photo/Andres Kudacki)

Florentino Perez e ka një ëndërr dhe ai quhet Paulo Dybala.

Real Madridit në vitin 2018 do t’i përfundojë dhe bllokimi i për të blerë lojtarë nga FIFA, dhe në atë kohë mund të rifillojë të shikojë për blerjen e futbollistëve.

Lajmi bëhet i ditur nga El Mundo Deportivo, sipas së cilës presidenti i Realit synon në ndërtimin e tredhëmbëshit Dybala- Ronaldo-Bale, për t’ju përgjigjur treshes së sulmit të Barcelonës të përbërë nga Messi-Suarez-Neymar.

Zgjedhja e Perez, shkruan Mundo Deportivo është Dybala edhe pasi presidenti i Realit ka mësuar nga njerëz shumë pranë argjentinasit vendimin e tij për të lënë Juventusin në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin mesfushën ideale të Realit

Edhe Bayerni i Ancelottit qëndron në pritje për Dybalan, që me Verratin do të formonte një dyshe blerjesh shumë të pëlqyer nga trajneri italian i skuadrës bavareze.

Nuk duhet harruar ndërkohë që në ndjekje të Dybalas është prej kohësh edhe Barcelona, si dhe fakti që argjentinasi është në kontakte me Juventusin për rinovimin e kontratës.

Exit mobile version