Site icon Telegrafi

Ky ishte reagimi i vetëm i Barcelonës pas vendimit të Messit për të qëndruar

Barcelona ka reaguar më vetëm një postim në rrjetet sociale pasi Lionel Messi njoftoi se po qëndronte me klubin katalunas.

Saga e largimit të Messit nga Camp Nou zgjati thuajse dy javë, por të premten mori fund.

Pas dorëzimit të një kërkese transferimi dhe mungesës së trajnimit, argjentinasi i dha fund sagës dramatike të premten pasdite në një intervistë publike.

Lexo po ashtu Messi thyen heshtjen dhe qetëson të gjithë tifozët: Dashuria ime për Barcelonën nuk ndryshon kurrë, do të qëndroj edhe një vit

Por, ai tregoi hapur në lidhje me marrëdhënien e tij të prishur me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe zhgënjimin e tij me situatën në klub.

Intervista e Messit ka dominuar në mënyrë të madhe titujt kryesorë dhe Barca iu përgjigj asaj duke pretenduar në thelb se asgjë nuk ka ndodhur kurrë.

Lexo po ashtu Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë

Ata postuan vetëm një citim nga Messi duke nënvizuar dashurinë e tij për klubin, së bashku me një fotografi të tij.

“Do t’i jap të gjitha. Dashuria ime për Barçën nuk do të ndryshojë kurrë”, ishte citimi i Messit i postuar në profilin e Barcelonës në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version