Sipas Paul Pogba, ‘Topin e Artë’ do ta fitoj sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.
Mesfushori francez, Paul Pogba është i bindur që këtë vit trofeun më të madh individual në futboll, ‘Topin e Artë’ e meriton ta fitoj vetëm Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për portalin e njohur ‘Goal.com’, mesfushori i Juventusit deklaroi se Ronaldo dhe Messi janë lojtarë fantastikë, por portugezi meriton këtë çmim për shkak se ka fituar dy trofe të rëndësishëm këtë vit.
“Ronaldo dhe Messi të dy janë lojtarë fantastikë që së bashku me Griezmann do të përbëjnë treshen dominuese për ‘Topin e Artë’, deklaroi Pogba
“Për mua gjithçka është e qartë pasi Ronaldo duhet të fitojë këtë çmim pasi gjatë këtij sezoni fitoi Euro 2016 dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi mesfushori i Juventusit. /Telegrafi/