Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë filluar të mbërrijnë në Pallatin e Versajës në Paris, Francë, për një samit ku do të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike e morale për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha gazetarëve se lufta e Putinit ishte një moment përcaktues për Evropën.
“Në këtë samit do të rimendojmë mbrojtjen evropiane me kapacitete të forta, do të rimendojmë energjinë”.
“Duhet të heqim qafe varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe për këtë kemi nevojë për investime masive në burimet e rinovueshme. Ky është gjithashtu një investim strategjik në sigurinë dhe pavarësinë tonë”.
“Ne do të diskutojmë gjithashtu Ukrainën si pjesë e familjes sonë evropiane. Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike me të cilën kemi një fat të përbashkët”, tha ajo.
Today and tomorrow in Versailles we will chart the way forward:
• Unwavering support to Ukraine
• Phasing out our dependency on Russian fossil fuels
• Reinforced defence capabilities
• Robust growth model pic.twitter.com/SK7EIUqZmq
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 10, 2022