Trajneri Mikel Arteta, ka thënë se thashethemet që lidhin Bukayo Saka me Liverpoolin janë një lajm pozitiv për Arsenalin.
Saka ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime në 22 paraqitje deri më tani këtë sezon, dhe ka qenë në formë të jashtëzakonshme kohët e fundit.
Forma mbresëlënëse e Bukayo Saka ka ardhur në një moment të vështirë për Arsenalin, pasi kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është duke luajtur.
Ndërkohë, forma mbresëlënëse e Sakas ka sjellë interesim nga shumë klube të mëdha, përfshirë Liverpoolin.
Arteta e percepton këtë si një lajm pozitiv dhe thotë se lojtarët duhet të jenë krenar për këtë gjë.
'Proud' – Mikel Arteta makes Bukayo Saka transfer admission amid Liverpool linkshttps://t.co/VaFAR4ze9f
— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) January 8, 2022
“Unë mendoj se ky është një lajm i mirë kur keni shumë biseda dhe njerëz të gatshëm për lojtarët tuaj; është një shenjë vërtet e mirë”.
“Ata duhet të jenë krenarë sepse kjo do të thotë se po bëjnë punë jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Arteta. /Telegrafi/