Telegrafi

Futbollisti me më së shumti tituj të fituar në histori të futbollit

Mund të mos e besoni, por mbrojtësi i majtë i PSG-së, Maxwell, është lojtari më i dekoruar në histori të futbollit.

Braziliani gjatë gjithë karrierës së tij ka fituar hiq më pak se 36 trofe.

Maxwell karrierën e ka nisur në Brazil ku ka fituar një trofe.

Pastaj ka kaluar te Ajax në Holandë ku edhe aty ka fituar gjashtë trofe të rëndësishëm.

Maxwell me Ibrahimovicin, kanë luajtur në të gjitha skuadra

Karriera e lojtarit ka vazhduar në Inter. Me klubin zikaltër Maxwell ka fituar pesë trofe.

Nga Inter te Barcelona. Me klubin katalunas, mbrojtësi brazilian ka fituar hiq më pak se 10 trofe.

Ndërsa vendi ku ka fituar më shumë dhe vazhdon të fitojë është PSG, ku me këtë skuadër është stolisur me 14 trofe.

Lojtari ka fituar gjithçka, çka fitohet në futboll duke filluar nga Liga e Kampionëve, Serie A, Ligue 1, La Liga dhe Eredivisie. /Telegrafi/