Është përzgjedhur aktori që do të luajë rolin e legjendës së muzikës pop në komedinë e shkurtër televizive.
“Elizabeth, Michael and Marlon” është filmi më i ri që është në plan të realizohet nga televizioni britanik Sky.
Filmi i shkurtër do të tregojë për udhëtimin e treshes së famshme Elibath Taylor, Michael Jackson dhe Marlon Brando për në shtëpinë e tyre pas sulmeve terroriste të vitit 2001, transmeton lajmi.net.
Rolin e Jackson është përzgjedhur ta luajë aktori Joseph Fiennes dhe reagimet e para menjëherë kanë ardhur.
Shumica kanë akuza për racizëm, pasi mendojnë se kjo përzgjedhje nuk është e drejtë, sepse aktori është i bardhë, ndërsa mbreti i muzikës pop ka qenë me ngjyrë.
Ndërkaq, të tjerët po e arsyetojnë këtë zgjedhje, pasi në vitet e fundit të jetës së tij, kur kjo ngjarje ka ndodhur, atij në të vërtetë i është ndryshuar lëkura dhe ai ka qenë i bardhë.