Telegrafi

Ky do të ishte super formacioni i Schalke 04 nëse do t’i mbante yjet (Foto)

Përpjekjet e Schalke 04 për të zhvilluar individët e tyre tejet të talentuar në një anë që mund të konkurrojnë për titullin e Bundesligës kanë rezultuar të pasuksesshme, por pala gjermane janë gjithmonë të rregullt me praninë në Ligën e Kampionëve.

Klubi gjerman mbetet konsistent edhe pse ata nuk e kanë fituar titullin e ligës që nga viti 1958, por vija e tyre mbresëlënëse në prodhimin e talenteve të ri ka vazhduar të ndihmojë skuadrën nga Gelsenkirchen të mbetet një nga ekipet më të suksesshme dhe efikase të Gjermanisë.

Lexo po ashtu Ky do të ishte super formacioni i Santosit nëse do t’i mbante yjet (Foto)

Filozofia e suksesshme e Schalkes ka për qëllim të zhvillojë lojtarë nga akademia e tyre dhe ngadalë të integroj në ekipin e parë, por problemi që Schalke kanë është se prodhimet e saj nga akademia zakonisht po largohet për një çmim të mirë dhe më vonë nuk po munden të sfidojnë titullin e Bundesligës.

Ne u sjellim formacionin më të mirë të Schalkes, që po të luanin së bashku padyshim që do të sfidonte Bayern Munichun për titull në Bundesligë. /Telegrafi/

Manuel Neuer

Pozicioni:  Portier

Klubi aktual: Bayern Munich

Ndeshje për Schalken: 203

Rafinha

Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Klubi aktual: Bayern Munich

Ndeshje për Schalken: 198

Kyriakos Papadopoulos

Pozicioni: Qendërmbrojtës

Klubi aktual: Bayer Leverkusen

Ndeshje për Schalken: 97

Heiko Westermann

Pozicioni: Qendërmbrojtës

Klubi aktual: Ajax

Ndeshje për Schalken: 123

Benedikt Howedes

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Klubi aktual: Schalke 04

Ndeshje për Schalken: 293

Johannes Geis

Pozicioni: Mesfushor qendror

Klubi aktual: Schalke 04

Ndeshje për Schalken: 26

Ivan Rakitic

Pozicioni: Mesfushor qendror

Klubi aktual: Barcelona

Ndeshje për Schalken: 135

Julian Draxler

Pozicioni: Anësor i djathtë

Klubi aktual: Wolfsburg

Ndeshje për Schalken: 170

Mesut Ozil

Pozicioni: Mesfushor-sulmues

Klubi aktual: Arsenal

Ndeshje për Schalken: 39

Leroy Sane

Pozicioni: Anësor i majtë

Klubi aktual: Schalke 04

Ndeshje për Schalken: 54

Klaas-Jan Huntelaar  

Pozicioni: Sulmues

Klubi aktual: Schalke 04

Ndeshje për Schalken: 214

Formacioni i Schalkes:

 

Rezervat: Ralf Fahrmann, Joel Matip, Leon Goretzka, Roman Neudstadter, Max Meyer, Lewis Holtby, Jefferson Farfan.