Vendimi i zbardhur dhe i firmosur i Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës i është dërguar sot Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.
Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit. /Telegrafi/