Site icon Telegrafi

Kush do të jetë trajner i ri i Real Madridit – kandidatët dhe kuotat në baste

Florentino Perez ka filluar punën për gjetjen e një trajneri të ri, pasi me Santiago Solarin, aktualisht janë jashtë pothuajse çdo gare.

Jose Mourinho është i lidhur ngushtë me një rikthim në kryeqytetin spanjoll në ditët e fundit, por megjithatë respektin e madh te Perez për trajnerin portugez, ai nuk konsiderohet profili i duhur për klubin në këtë moment.

Lista e kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e trajnerit në Santiago Bernabeu nuk është e madhe.

Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino ose Massimiliano Allegri janë disa nga emrat që përmenden.

Votat e lexuesve në MARCA

Të tre kanë stile dhe përvoja të ndryshme, por secili prej tyre ka arritur suksese të bujshme me ekipet e tyre aktuale në Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Juventus.

Në orët e fundit është kthyer në modë edhe emri i Zinedine Zidanes, që nga votat e tifozëve është më i preferuari.

Kë e favorizojnë bastet

Tifozët po kërkojnë ndryshime radikale në skuadër dhe në stol.

Bastet e shohin si favorit të qartë deri më tani, Jose Mourinho, duke u kuotat me 1.70.

Lexo po ashtu Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, kampionati shumë larg: Fajtorët, shitjet, blerjet dhe trajneri i ardhshëm

Në listën e favoritëve është edhe trajner i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, që i dërgoi londinezët deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuota e tij në baste për tu emëruar trajner është 4.00.

Një tjetër trajner pa një klub qëndron i treti. Antonio Conte ka kuotën 7.00, aq sa edhe Joachim Low. /Telegrafi/

Exit mobile version