Telegrafi

Kush pagoi më shumë: Real Madridi për Endrick apo Barcelona për Vitor Roquen

Gjatë tetë muajve të fundit, Barcelona dhe Real Madrid kanë punuar të dy për nënshkrimin e dy prej sulmuesve adoleshentë brazilianë më të mirë në treg – Endrick dhe Vitor Roque.

Skuadra nga Madridi goditi e para dhe njoftoi nënshkrimin e 16-vjeçarit Endrick nga Palmeiras në dhjetor.

Përpara korrikut, Barcelona ka konfirmuar nënshkrimin e Vitor Roque nga Athletico Paranaense.

Lexo po ashtu Tarifa përfundimtare, bonusi i Topit të Artë dhe më shumë: Detaje të plota të kalimit të Vitor Roques te Barcelona

Pyetja është, kush pagoi më shumë për dyshen?

Sipas burimeve të ESPN, Barcelona përfundimisht mund të paguajë më shumë për transferimin e Roque sesa do të paguajë Real Madrid për Endrick.

“Pa dyshim, Roque është transferimi më i madh në historinë e kontinentit. Është 74 milionë euro dhe tejkalon transferimin e Endrick te Real Madrid që ishte me vlerë 72 milionë euro”, u citua agjenti i Roque, Andre Cury në ESPN Brazil.

Lexo po ashtu Real Madridi pagoi për të 72 milionë euro – që atëherë nuk ka shënuar gol, ndeshjen e fundit qau nga zhgënjimi

Duhet të theksohet se shifra e cituar është kostoja kumulative e transferimit nëse të gjitha shtesat e lidhura me performancën plotësohen nga lojtarët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Barcelona do të paguajë vetëm 30 milionë euro për nënshkrimin e Roques, ndërsa Real Madridi pagoi 37.5 milionë euro fillestare për Endrick.

Pavarësisht se kush ka paguar më shumë për të nënshkruar me këta të rinj, vlera reale e transferimit do të dihet kur të shohim se sa mirë performojnë ata në klubet e tyre përkatëse në vitet e ardhshme. /Telegrafi/