Site icon Telegrafi

Kush pagoi miliona dollarë për domenin ai.com?

Nëse tani vizitoni adresën ai,com, ajo do t’ju ridrejtojë në faqen e chatbot-it më të njohur në botë, ChatGPT. Domeni është blerë dy vjet më parë, dhe çmimi sigurisht nuk ishte i ulët.

ChatGPT, chatboti më i popullarizuar i mundësuar nga inteligjenca artificiale, është shërbimi dixhital me rritjen më të shpejtë në histori për sa i përket numrit të përdoruesve. Ai arriti milionin e parë pas katër ditësh të prezantimit, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Gjatë muajit janar regjistroi mbi 100 milionë përdorues dhe numri i tyre vazhdon të rritet.

E gjithë kjo ndodhi në krahët e manisë gjenerative të inteligjencës artificiale që ka pushtuar botën muajt e fundit, kryesisht me lëshimin e mjeteve ilustruese si DALL-E 2 dhe të ngjashme.

Lexo po ashtu "Ujku është tek dera" - si mund t'i shuajë shumë profesione Inteligjenca Artificiale

Kur bëhet fjalë për vetë domenin ai.com, është e qartë se ai nuk është blerë me çmim të ulët. Domenet falas me dy shkronja .com nuk kanë ekzistuar për dekada, marrja e një adrese .com me tre shkronja nuk ka qenë e lirë për vite, kështu që nuk është çudi që domeni ai.com u shit për 11 milionë dollarë disa vjet më parë.

Është blerë zyrtarisht në vitin 2021, dhe blerësi nuk dihej publikisht. Zyrtarisht ai nuk është as sot (lista whois është e maskuar), por ridrejtimi i adresës në ChatGPT tregon pa mëdyshje se ky domen është nën kontrollin e OpenAI.

Lexo po ashtu Kush është shqiptarja prapa OpenAI dhe projektit ChatGPT - sensacioni teknologjik botëror që po rrezikon edhe Google

Një adresë me dy shkronja, veçanërisht kaq domethënëse dhe për rrjedhojë prestigjioze, dhe me domenin kryesor .com, mund të shitet lehtësisht edhe sot për më shumë se 10 milionë dollarë, konfirmoi një përfaqësues i kompanisë së specializuar për domenet, Saw.com, Jeffrey Gabriel.

Ai e ka ofruar për shitje edhe më parë domenin ai.com dhe pothuajse çdo ditë kanë marrë oferta, që ndryshojnë nga disa qindra deri në disa milionë dollarë. Një nga ofertuesit në vitet e kaluara, thotë ai, ishte edhe Amazon.

Ai nuk ka dashur të bëjë një deklaratë zyrtare për shitjen përfundimtare të domenit, çmimin dhe blerësin, por nga të gjitha sa më sipër është mjaft e qartë: ose OpenAI ka paguar dhjetë milionë dollarë në vitin 2021, ose dikush tjetër ka blerë domenin dhe më pas ia dha kompanisë OpenAI. /Telegrafi/

Exit mobile version